BotëBotë.Portal

Në Stamboll fillon procesi gjyqësor për shkak të vdekjes së Xhamal Kashogit

Në Stamboll fillon sot procesi gjyqësor në mungesë të njëzet sauditëve, të cilët akuzohen për përfshirje në vrasjen e disidentit saudit dhe gazetarit Xhamal Kashogi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll në viti 2018.

Stamboll, 3 korrik 2020 (MIA) – Në Stamboll fillon sot procesi gjyqësor në mungesë të njëzet sauditëve, të cilët akuzohen për përfshirje në vrasjen e disidentit saudit dhe gazetarit Xhamal Kashogi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll në viti 2018.

Kashogi shkruante për gazetën amerikane Uashington Post, në të cilat ishte shumë kritik ndaj sundimtarit de fakto të Arabisë Saudite, Princit të Kurorës, Mohamed bin Salman.

Kashogi, u vra në Konsullatën Saudite në Stamboll në muajin tetor të vitit 2018.

Zyrtarët sauditë kishin thënë se vdekja e tij ishte rezultat i një “operacioni mashtrues” dhe nuk ishte urdhëruar nga shteti.

Në aktakuzën e prokurorëve të Stambollit, janë të përfshirë edhe ish-nënkryetari i inteligjencës së përgjithshme të Arabisë Saudite, Ahmed al-Asiri dhe ish këshilltari i gjykatës mbretërore, Saud al-Kahtani, për nxitjen e “vrasjes me paramendim me qëllim monstruoz”.

Të 20 të pandehurit pritet të gjykohen në mungesë.

Kashogi u pa për herë të fundit duke hyrë në konsullatë për të rregulluar dokumente për dasmën e tij.

Zyrtarët turq thanë se ai u vra brenda konsullatës dhe trupi i tij ishte shpërbërë. Eshtrat e tij nuk janë gjetur.

“Shpresoj që kjo çështje penale në Turqi të nxjerrë në dritë vendndodhjen e mbetjeve mortore të Xhamal Kashogit dhe provat kundër vrasësve”, tha e fejuara i tij, Hatixhe Xhengiz.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë thënë se ata mendojnë se Princi i Kurorës urdhëroi vrasjen e Kashogit – një pretendim që zyrtarët sauditë e mohojnë.

Departamenti amerikan i Shtetit në prill të vitit 2019 emëroi 16 persona për rolin e tyre në vdekjen e Kashogit, të cilëve iu ndalua hyrja në SHBA.

Në dhjetor një gjykatë saudite dënoi pesë persona me vdekje dhe tre me burg për vrasjen e Kashogit, përmes një procesi gjyqësor që u zhvillua me dyer të mbyllura.

Familja e Kashogit më vonë tha se ata i kanë falur vrasësit e tij. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close