BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Në spital janë dërguar tre persona pas zjarrit në një hotel në Athinë

Me probleme serioze në frymëmarrje për shkak të tymit të dendur, tre persona janë dërguar në spital, pas zjarrit që shpërtheu në Athinë, ndërsa 20 të tjerë u evakuuan me ndihmën e shërbimit zjarrfikës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 5 dhjetor 2019 (MIA) – Me probleme serioze në frymëmarrje për shkak të tymit të dendur, tre persona janë dërguar në spital, pas zjarrit që shpërtheu në Athinë, ndërsa 20 të tjerë u evakuuan me ndihmën e shërbimit zjarrfikës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas mediumeve në Greqi, zjarri shpërtheu në katin e parë të hotelit, ndërsa tymi i dendur është zgjeruar shpejtë dhe ka arritur deri te katet e fundit, ndërkaq është krijuar edhe panik në mesin e mysafirëve dhe të punësuarve.

Nga shërbimi zjarrfikës i Greqisë kumtuan se zjarri është vënë nën kontroll. ab/

Back to top button
Close
Close