EvropëEvropë.Portal

Në Spanjë më shumë se 100.000 të infektuar dhe 9.000 të vdekur

Spanja sot tejkaloi një kufi të ri psikologjik prej 9.000 vdekjeve dhe më shumë se 100.000 të infektuar, dy muaj pasi që është paraqitur virusi në vend, ndërsa tashmë dita e pestë me radhë vdesin më shumë se 800 persona.

Madrid, 1 prill 2020 (MIA) – Spanja sot tejkaloi një kufi të ri psikologjik prej 9.000 vdekjeve dhe më shumë se 100.000 të infektuar, dy muaj pasi që është paraqitur virusi në vend, ndërsa tashmë dita e pestë me radhë vdesin më shumë se 800 persona.

Spanja u bë vendi i dytë për nga numri i vdekjeve pas Italisë.

Në sheshin kryesor në Madrid, Puerta del Sol, flamujt janë ulur në gjysmë-shtizë, ndërsa çdo ditë në mesditë mbahet nga një minutë heshtje në kujtim të të vdekurve, megjithëse vendi me ditë të tëra është i shkretë. Madridi është një vatër e koronavirusit, ndërsa në asamblenë e qytetit të tij gjithashtu mbahet një minutë heshtje.

“Në kujtim të të gjithë viktimave të këtij virusi të mallkuar”, ka shkruar në Tuiter, prefekti i Madridit, Hose Luis Martinez Almeida.

Në Spanjë, 864 pacientë të rinj vdiqën sot, duke e çuar numrin e tyre në 9.053, komunikoi Ministria e Shëndetësisë. Në të njëjtën kohë, numri i pacientëve u rrit në 102.136.

“Rritja e numrit të pacientëve do të bjerë në ditët në vijim falë masave të vendosura”, tha drejtuesi i shërbimit mjekësor, Fernando Simon, përmes Skajpit.

“Tani beteja është në spitale për të siguruar kujdes për të gjithë ata që kanë nevojë për të”, shtoi ai.

Simon, i cili çdo ditë e informon publikun për gjendjen, është në shtëpi që nga e diela pasi u diagnostikua me koronavirus.

Që nga 15 marsi, numri i pacientëve është rritur me një normë prej rreth 20 përqindëve, ndërsa pas 25 marsit me një shkallë prej 12 përqindëve. Sot  janë  sëmurë 8.2 për qind më shumë njerëz se dje. Simon thotë se kjo tregon se karantina e vendosur jep rezultate.

Rreth 47 milionë njerëz janë mbyllur në shtëpitë e tyre për tre javë për të ndaluar përhapjen e virusit. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close