
Madrid, 21 prill 2020 (MIA) – Në Spanjë në 24 orët e fundit kanë vdekur 430 njerëz, kumtoi Ministria spanjolle e Shëndetësisë.
Numri i vdekjeve si pasojë e Kovid-19 vazhdon të rritet, megjithëse numri i rasteve të reja të të infektuarve është në rënie. Numri i përgjithshëm i të vdekurve është 21.228.
Në 24 orët e fundit, pothuajse 4.000 njerëz janë infektuar me Kovid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 204.178.
Për sa i përket numrit të të infektuarve, Spanja është menjëherë pas SHBA-së. mb/