EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Në Spanjë ditë zie dhjetëditëshe për viktimat nga Kovid-19

Në Spanjë sot fillon periudha dhjetë ditëshe e zisë për viktimat nga koronavirusi i ri. Kjo do të jetë periudha më e gjatë e zisë në 40 vitet e fundit.

Madrid, 27 maj 2020 (MIA) – Në Spanjë sot fillon periudha dhjetë ditëshe e zisë për viktimat nga koronavirusi i ri. Kjo do të jetë periudha më e gjatë e zisë në 40 vitet e fundit.

Gjatë ditëve të zisë flamujt e më shumë se 14.000 institucioneve dhe objekteve lundruese do të jenë në gjysmë shtizë.

Zëdhënësja e qeverisë spanjolle, Marija Hesus Montero deklaroi se mbi 80 për qind e të vdekurve janë persona më të moshuar se 70 vjet, “ata të cilët ndihmuan të ndërtohet  vendi i sotëm”.

“Ata përgjithmonë do të mbesin në kujtimin tonë”; potencoi Montero.

Mbreti spanjoll Filipe i Gjashtë do ta udhëheq ceremoninë përkujtimore prejse vendi të dalë nga karantina, që është vendosur para 2,5 muajve. Në Spajë nga pasojat e koronavirusit vdiqën 27.119 njerëz prej gjithsej 236.259 personave të infektuar. sa/

 

Таг
Back to top button
Close
Close