EvropëEvropë.Portal

Në Spanjë 367 viktima nga Kovid-19, më pak në një muajt e kaluar

Në 24 orët e fundit në Spanjë kanë vdekur 367 persona nga koronavirusi që është më pak për një muaj, ndërsa numri në total i viktimave nga pandemia arrin 22.524 ka njoftuar sot Ministria e Shëndetësisë.

Madrid, 24 prill 2020 (MIA) – Në 24 orët e fundit në Spanjë kanë vdekur 367 persona nga koronavirusi që është më pak për një muaj, ndërsa numri në total i viktimave nga pandemia arrin 22.524 ka njoftuar sot Ministria e Shëndetësisë.

Spanja e cila është vendi i tretë në botë nga rastet e vdekshmërisë dhe infektimeve nga virusi, nuk ka paraqitur aq numër të vogël të viktimave nga 22 marsi kur vdiqën 394 persona.

Koronavirusi ka infektuar 219.764 njerëz në Spanjë, përfshirë edhe ata teste të cilat treguan se kanë zhvilluar antitrupa kundër sëmundjes.

“Kjo është ditë e parë kur mund të themi se numri i të shëruarve është më i madh nga numri i të infektuarve”, ka deklaruar Fernando Simon, drejtor i Qendrës për koordinim të shërbimeve shëndetësore, duke shprehur kënaqësinë nga “lajmi i mirë nëse mund të thuhet ashtu”.

Numri i të infektuarve të rinj në 24 orët e fundit në këtë vend është 2.996 persona, ka thënë Simon.

Sipas ministrisë, 35.295 punonjës mjekësor kanë qenë të infektuar me Kovid-19 në Spanjë. fab/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close