EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Në Soçi takim Putin-Llukashenko

Presidenti i Risë, Vlladimir Putin dhe ai i Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenko sot do të takohen në Soçi.

Moskë, 14 shtator 2020 (MIA) – Presidenti i Risë, Vlladimir Putin dhe ai i Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenko sot do të takohen në Soçi.

“Gjatë takimit është planifikuar të bisedojnë për çështje kyçe të zhvillimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve ruse-bjelloruse të partneritetit strategjik dhe aleancës. Fokus i veçantë do të vendoset në realizimin e projekteve kryesore të përbashkëta në sferën tregtare-ekonomike, energjetike dhe kulturore humanitare, si dhe në perspektivën për avancimin e proceseve integruese në Union”, kumtoi Kremlini.

Kjo është vizita e parë e Llukashenkso jashtë vendit pas zgjedhjeve presidenciale më 9 gusht, në të cilat ai shpalli fitore, ndërsa opozita i konteston rezultatet. Rusia, për dallim nga shtetet perëndimore, i pranoi rezultatet nga zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close