BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Në Slloveni është e detyrueshme mbajtja e maskës edhe në ambient të hapur nëse nuk ka distancë

Në Slloveni prej sot është e detyrueshme mbajtja e maskës edhe në ambient të hapur në raste kur është e pamundur të mbahet distancë fizike prej të paktën dy metra.

Lubjanë, 19 shtator 2020 (MIA) – Në Slloveni prej sot është e detyrueshme mbajtja e maskës edhe në ambient të hapur në raste kur është e pamundur të mbahet distancë fizike prej të paktën dy metra.

Masa e këtillë është miratuar mbrëmë nga Qeveria me qëllim që të shkatërrohet epidemia e koronavirusit të ri.

Mbajtja e maskës në ambient të mbyllur është e detyrueshme që në pranverë.

Deri më tani në shkolla janë mbajtur maska vetëm në zona të përbashkëta, ndërsa tani nxënësit dhe mësimdhënësit të klasave të larta do të duhet të mbajnë maskë gjatë të gjithë qëndrimit në shkolla nëse nuk ekziston mundësi për distancë fizike. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close