BotëBotë.Portal

Në Siri do të ndërtohet kishë krishtere, kopje e Shën Sofjes në Stamboll

Kishë ortodokse krishtere është paraparë të ndërtohet në rajonin e qytetit sirianë Hama e cila do të shërbejë për krishterët në vend dhe jashtë tij, publikoi gazeta turke Sabah, e cila u referohet mediave libiane.

Hama, 30 korrik 2020 (MIA) – Kishë ortodokse krishtere është paraparë të ndërtohet në rajonin e qytetit sirianë Hama e cila do të shërbejë për krishterët në vend dhe jashtë tij, publikoi gazeta turke Sabah, e cila u referohet mediave libiane.

Sipas tyre, kisha e re do të jetë kopje e Shën Sofjes në Stamboll, e cila para disa ditësh u konvertua në xhami nga ana e Qeverisë turke.

Ideja fillimisht ka qenë e Nikolas Balbaki peshkop i Kishës ortodokse greke në qytetin Hama në Siri ku kisha ka përfaqësi zyrtare.

Paraprakisht projekti është prezantuar në komandën e forcave të armatosura ruse të cilët janë të dislokuar nga Siria.

Konfirmohet se ka marrë miratim nga ana ruse.

Ndërtesa është paraparë të jetë në qytetin Sukajlebie, rajonin Hama, i banuar kryesisht me krishterë ortodoks. sn/ 

Таг
Back to top button
Close
Close