BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Në Shqipëri viktima e nëntë nga koronavirusi

Në Klinikën Infektive në Tiranë mbrëmë vdiq  një paciente 52 vjeçare e infektuar me Kovid-19, me çka numri i të vdekurve nga ky koronavirus në Shqipëri u rrit në nëntë persona.

Tiranë, 28 mars 2020 (MIA) – Në Klinikën Infektive në Tiranë mbrëmë vdiq  një paciente 52 vjeçare e infektuar me Kovid-19, me çka numri i të vdekurve nga ky koronavirus në Shqipëri u rrit në nëntë persona.

Gruaja e vdekur është nga Vlora, ndërsa në Klinikë është hospitalizuar para katër ditëve.

Ministria e Shëndetësisë shprehu  ngushëllime për familjen e pacientes dhe e përsëriti apelin  që qytetarët rreptësisht t’i respektojnë rekomandimet dhe masat, veçanërisht të qëndrojnë në shtëpi, nëse kanë nevojë për të dalur të mbajnë distancë  sociale dhe të paraqiten në numrin  127 nëse kanë simptoma të sëmundjes.

Sipas të dhënave zyrtare deri tani në Shqipëri me Kovid-19 janë diagnostifikuar 186 persona, prek tyre katër fëmijë. vt/sa/

 

Таг
Back to top button
Close
Close