BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Në Shqipëri rritet numri i të infektuarve me Kovid-19

Ministrja shqiptare e Shëndetësisë, Ogerta Manastiriliu, informoi se numri i të infektuarve me Kovid-19 është rritur në 15 persona. 

Tiranë, 11 mars 2020 (MIA) – Ministrja shqiptare e Shëndetësisë, Ogerta Manastiriliu, informoi se numri i të infektuarve me Kovid-19 është rritur në 15 persona.

“Nga 283 raste të testuara deri më tani 15 janë pozitive. Vetëm sot janë testuar 84 persona, nga të cilët 3 ishin pozitivë”, tha Manastiriliu.

Ajo informoi edhe rreth gjendjes me personelin në spitalin në Durrës ku u testuan 50 mjekë, infermiere dhe personel tjetër të cilët kishin kontakt me tashmë gruan e vdekur.

“Dua të them se të gjitha testimet e personelit në spitalin në Durrës janë negative. Kjo do të thotë se personeli shëndetësor i ka ndjekur rekomandimet. Janë duke i pritur rezultatet e analizave të pacientëve të cilët ishin të hospitalizuar në këtë spital, si dhe të afërmve të pacientes së vdekur”, tha ajo.

Sot një grua 73 vjeçare nga Durrësi ka vdekur nga komplikime serioze, pasi ishte e sëmurë edhe nga sëmundje të tjera të zemrës dhe sëmundje të mushkërive. Ajo para 15 dite është kthyer nga Italia, ndërsa është hospitalizuar në spitalin në Durrës më 3 mars.

Ajo e përgënjeshtroi liderin e partisë opozitare, Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe e porositi se kur nuk do të merret me të.

“Për herë të fundit do të merrem dhe do ta përmend opozitën dhe Lulzim Bashën. Në 24 orët e fundit ka  tre fakte – prova që e hedhin poshtë propagandën e Bashës, maskat, spitali i Durrësit ku ai e ngriti alarmin se mjekët dhe infermierët dhe pajisjet mbrojtëse janë infektuar”, tha ministrja.

Basha akuzoi se maskat mbrojtëse janë me afat të skaduar dhe se personeli mjekësor nuk ka pajisje mbrojtëse të mjaftueshme, sepse sipas tij, janë infektuar edhe personeli në Durrës. ls/shk/

 

Back to top button
Close
Close