BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Në Shqipëri rritet numri i personave të sapoinfektuar, të shëruar dhe të vdekur nga Kovid-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 127 të sapoinfektuar me Kovid-19, gjithsej 32 persona të shëruar dhe gjashtë të vdekur.

Tiranë, 6 gusht 2020 (MIA) – Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 127 të sapoinfektuar me Kovid-19, gjithsej 32 persona të shëruar dhe gjashtë të vdekur.

Numri më i madh i të sapoinfektuarve janë nga Tirana ose 36, nga Durrësi janë 15 ndërsa  vatër e re bëhet Kruja prej ku janë 28 nga të sapoinfektuarit.

“Edhe krahas të gjitha përpjekjeve të punonjësve shëndetësor, në 24 orët e fundit betejën me virusin e rrezikshëm e humbën gjashtë pacientë, tre prej tyre nga Durrësi, me çka  numri i tërësishëm i të vdekurve tani arrin 188. Nga ana tjetër virusin e rrezikshëm e fituan  32 pacientë  ose gjithsej 3.155 persona”, kumtoi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Me 531 testet e kryera të fundit, nga fillimi i pandemisë deri tani janë kryer gjithsej 44.295 teste. Pozitivë të virusit ishin 6.016 persona,  ndërsa aktivë të sëmundjes  janë 2.673 me ç’rast te më shumë se mijëra persona gjendjen e ndjekin mjekët amë.

Në dy kovid spitale janë hospitalizuar 119 persona prej tyre 26 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në akuzat e opozitës se dy spitale janë plot me pacientë dhe se nuk ka vend për të rinj,  Ministria kumtoi se të dy spitalet disponojnë me 500 shtretër,  dhe se ende ka shtretër të lirë  dhe nëse ka nevojë  do të hapet edhe spitali i tretë kovid me kapacitet prej 40 shtretërve, i cili është tërësisht gati. vt/sa/

Таг
Back to top button
Close
Close