BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Në Shqipëri rekord i ri i të infektuarve me Kovid-19

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri është regjistruar rekord i ri negativ në lidhje me numrin e rasteve të reja të të infektuarve me Kovid-19.

Tiranë, 10 korrik 2020 (MIA) – Në 24 orët e fundit, në Shqipëri është regjistruar rekord i ri negativ në lidhje me numrin e rasteve të reja të të infektuarve me Kovid-19.

“Nga 420 testet e kryera, pozitivë kanë rezultuar 90 persona, që deri tani është numri më i lartë në një ditë. Në mesin e atyre që janë të sapoinfektuar është një shtetas i Kosovës, që ishte me pushime në Durrës. Në të njëjtën kohë, 43 persona u shëruan dhe dy persona të tjerë vdiqën”, kumtoi Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Që nga 9 marsi, kur janë regjistruar dy rastet e para tek babë e bir, të cilët u kthyen nga Italia, deri tani janë kryer 3.513 testime, dhe rezultat pozitiv kanë 3.278 persona, 1.875 janë shëruar dhe 85 persona vdiqën.

Persona aktivë me këtë sëmundje janë 1.318, prej tyre 81 persona janë shtruar në spital në Klinikën Infektive në Tiranë, nga ata 11 persona janë në gjendje të rëndë, dhe pesë janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Për shkak të rritjes së numrit të personave që duhet të mjekohen në spital, është paralajmëruar tjetër spital-kovid, ndërsa me sugjerimin e Komitetit të ekspertëve për menaxhimin me pandeminë, Qeveria pritet të sjell vendim, me të cilën mbajtja e maskës mbrojtëse do të jetë e detyrueshme, dhe do të shqiptohet gjobë edhe për ata që nuk e respektojnë masën e mbajtjes së maskës. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close