BallkanBallkan.Portal

Në Shqipëri numër rekord prej 311 të infektuar të rinj me Kovid-19, në përgatitje spitali i tretë kovid

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri është regjistruar numër rekord prej 311 të infektuarve të rinj me Kovid-19 nga 1.397 të testuar, që është 22,2 për qind nga të testuarit, njofton korrespondentja e MIA-s nga Tirana.

Tiranë, 28 tetor 2020 (MIA) – Në 24 orët e fundit, në Shqipëri është regjistruar numër rekord prej 311 të infektuarve të rinj me Kovid-19 nga 1.397 të testuar, që është 22,2 për qind nga të testuarit, njofton korrespondentja e MIA-s nga Tirana.

Edhe më tej Tirana është vatra kryesore e infektimit, ku janë 100 të infektuar të rinj, pas çka vjen Fieri me 66 dhe Durrësi me 32.

“Në të njëjtën kohë gjashtë pacientë, të moshës 53 dhe 65 vjeçare e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm. Për fat të mirë janë shëruar 86 pacientë, por shqetëson numri i lartë i atyre të cilëve u nevojitet mjekim spitalor. Në dy spitalet kovid trajtohen 289 pacientë, që është numri më i lartë deri më tani”, informoi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Për shkak të rritjes së vazhdueshme të të infektuarve të cilëve u nevojitet mjekim spitalor tani më për pranimin e pacientët është përgatitur spitali i tretë kovid. Me këtë kapaciteti rritet në rreth 500 shtretër. Atje do të transferohen tani më të hospitalizuarit nga dy kovid spitalet të cilët janë e gjendje më të lehtë shëndetësore.

Ministria informoi se deri më tani janë bërë 121.004 teste, rezultat pozitiv është marrë tek 20.040, janë shëruar 10.893, kanë vdekur 493, ndërsa aktivë janë 8.654 persona. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close