BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Në Shqipëri nga Kovid-19, vdiq edhe një mjek

Në Shqipëri, edhe një tjetër mjekë vdiq nga Kovid-19, i cili ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe ishte në gjendje kritike për disa ditë.

Tiranë, 6 korrik 2020 (MIA) – Në Shqipëri, edhe një tjetër mjekë vdiq nga Kovid-19, i cili ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe ishte në gjendje kritike për disa ditë.

“Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të kolegëve të tij, sot në Klinikën Infektive, betejën me virusin e rrezikshëm e humbi mjeku Hysni Shkjau, të cilit i janë përkeqësuar këtyre ditëve të fundit gjendja e frymëmarrjes dhe sëmundjet e tjera shoqëruese. Mjeku Shkjau, 69 vjeç, ka qenë në kujdesin shëndetësor për 40 vjet dhe ka qenë mjek familjar në Pukë vitet e fundit”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, e cila shpreh ngushëllimet deri tek familja e të ndjerit.

Mjeku, Arjan Pushi, hematolog i njohur me punime të shumta shkencore, vdiq nga Kovid-19, në Klinikën Infektive në Tiranë, më 30 qershor dhe u përfshi pandërprerë në trajtimin e pacientëve me koronavirus në Klinikën Infektive në Tiranë.

Ndërkohë, numri i personave të infektuar dhe të vdekur po rritet në Shqipëri. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 71 të infektuar të ri ndërsa vdiqën tre persona. Sipas autoriteteve, në valën e dytë, çdo pacient i tretë është i moshës deri në 35 vjeçare. bs/mb/

Таг
Back to top button
Close
Close