BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Në Shqipëri janë regjistruar 29 raste të reja me Kovid-19, gjithsej 333 të infektuar

Në Shqipëri numri i të infektuarve me Kovid 19 në rritje, por edhe i të shëruarve dhe të vdekurve.

Tiranë, 4 prill 2020 (MIA) – Në Shqipëri numri i të infektuarve me Kovid 19 në rritje, por edhe i të shëruarve dhe të vdekurve.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 216 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 29 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë deri në këto momente janë testuar 2247 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 333 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç. Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 10 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 99”, deklaroi Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

Deri tani 18 persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri.

Viktima e fundit është një 67-vjeçar nga Tirana i cili ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv ndërsa prej 6 ditësh ishte i intubuar.

Dervishi informoi se në spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë shtruar 71 pacientë, prej tyre gjashtë janë terapi intensive, ndërsa tre prej të cilëve janë të intubuar.

Në Shqipëri deri në këto momente janë testuar 2.247 raste të dyshuara kurse prej 333 të diagnostikuarve numri më i madh apo 157 janë nga Tirana. Numri i të infektuarve sot është më i madhi nga paraqitja e virusit. vt/sn/

Таг
Back to top button
Close
Close