BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Në Shqipëri janë infektuar 110 fëmijë me Kovid-19

Në Shqipëri, ku numri i personave të infektuar me Kovid-19 po rritet çdo ditë dhe sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar gjithsej 2.752 raste, numri i fëmijëve të infektuar me koronavirus nuk është i vogël.

Tiranë, 4 korrik 2020 (MIA) – Në Shqipëri, ku numri i personave të infektuar me Kovid-19 po rritet çdo ditë dhe sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar gjithsej 2.752 raste, numri i fëmijëve të infektuar me koronavirus nuk është i vogël.

Që nga fillimi i epidemisë në vend, 110 fëmijë janë diagnostikuar me Kovid-19, ndërsa më i vogli është një foshnje njëmuajshe. Nga numri i përgjithshëm, rreth 25 për qind e fëmijëve të infektuar janë aktivë në këtë sëmundje.

Pas rekordit negativ të djeshëm prej  90 të infektuarve të rinj brenda një dite, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu paralajmëroi sot se mes të infektuarve të rinj dhe atyre që janë të shtruar në spital me simptoma të rënda, gjithnjë e më i madh është numri i të rinjve..

“Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, ka të rinj midis qytetarëve të shtruar në spital që janë duke u mjekuar për simptoma serioze, të shkaktuara si rezultat i Kovid-19, sepse virusi nuk ndryshon në moshë. Shumë të rinj sot me kontakte të shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe ia përcjellin atë prindërve, gjyshërve, duke i vënë në rrezik serioz”, ka shkruar ajo në Fejsbuk.

Manastirliu apelon se “vetëm me kontributin e të rinjve, duke marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e koronavirusit të rrezikshëm mund të zvogëlohet”. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close