BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Në Shqipëri 361 persona të infektuar me Kovid 19, janë shëruar 104, 20 të vdekur

Në Shqipëri janë diagnostikuar 28 raste të reja me Kovid 19, mes tyre edhe një fëmijë, me të cilët numri zyrtar i të infektuarve me koronavirusin e ri u rrit në 361 persona.

Tiranë, 5 prill 2020 (MIA) – Në Shqipëri janë diagnostikuar 28 raste të reja me Kovid 19, mes tyre edhe një fëmijë, me të cilët numri zyrtar i të infektuarve me koronavirusin e ri u rrit në 361 persona.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 149 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19, nga të cilët 1 fëmijë. Deri në këto momente janë testuar 2396 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 361 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç. Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 5 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 104”, informoi Albana Fico drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik.

Sipas saj, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar dy raste të vdekjes një grua 84 vjeçare nga Tirana dhe një 80-vjeçare nga Shkodra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. E moshuara ishte paraqitur mëngjesin e datës 4 prill në spital.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 64 të shtruar pesë prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar. Në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, janë shtatë pacientë të shtruar gjithsej, gjashtë pacientë janë në terapi intensive, prej të cilëve dy janë të intubuar, ndërsa një pacient ndodhet në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë.

Sipas vlerësimit të Fico, kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër dhe Tiranë tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike. vt/sn/

Таг
Back to top button
Close
Close