BotëBotë.Portal

Në shpërthimin në Bejrut jetën humbën të paktën 30 persona, mbi 3.000 janë lënduar

Presidenti i Libanit, Mishel Aun ka thirr mbledhje urgjente të Këshillit të lartë mbrojtës, pas shpërthimit të madh që tronditi Bejrutin, derisa kryeministri Hasan Diab paralajmëroi se nesër do të jetë ditë zie kombëtare për shkak të numrit të madh të viktimave.

Bejrut, 4 gusht 2020 (MIA) – Presidenti i Libanit, Mishel Aun ka thirr mbledhje urgjente të Këshillit të lartë mbrojtës, pas shpërthimit të madh që tronditi Bejrutin, derisa kryeministri Hasan Diab paralajmëroi se nesër do të jetë ditë zie kombëtare për shkak të numrit të madh të viktimave.

Ministri libanez i Shëndetësisë, Hasan Hamad ka deklaruar se në shpërthimin kanë vdekur të paktën 30 persona, ndërsa rreth 3.000 janë lënduar pas shpërthimit që ndodhi në afërsi të sheshit të Bejrutit.

Zjarri i shkaktuar nga shpërthimi ende nuk është shuar.

Drejtori i Kryqit të Kuq të Libanit, Zhorzh Ketaneh, deklaroi se numri i saktë i të plagosurve nuk dihet ende, pasi një numër i madh njerëzish janë nën rrënojat e shtëpive.

Sipas televizionit libanez LBCI, më shumë se 500 njerëz janë të hospitalizuar, ndërsa  dhjetëra do të operohen.

Shpërthimi shkaktoi shembje të tarracave të ndërtesave, thyerje të xhamave dhe dëmtime të tjera materiale dhe shkaktoi një re të madhe pluhuri dhe tymi.

Sipas agjencisë së lajmeve shtetërore libaneze NNA, shpërthimi ndodhi në portin e qytetit, ku ndodhen depot me eksploziv.

Sipas burimeve anonime të sigurisë, shpërthimi ndodhi në një depo për substanca kimike.

Paraprakisht, disa media lokale publikuan se incidenti ka ndodhur ku janë të vendosura depot për kapsolla.

Ndërkohë, shefi i diplomacisë franceze, Zhan Iv le Drijan në Tuiter ka shkruar se “Franca çdoherë është në anën e Libanit dhe popullit libanez”.

Poashtu edhe Greqia dhe Qipro kanë ofruar ndihmë nëse nevojitet dhe kanë shprehur keqardhje dhe ngushëllime deri te Qeveria e Libanit.

Ministria për Punë të Jashtme e Greqisë, madje njoftoi se vendi “është i gatshëm të ndihmojë autoritetet libaneze me gjitha mjetet që ka në dispozicion”.

Edhe ministri iranian për Punë të Jashtme, Mohamed Xhavad Zarif ofroi ndihmë për Libanin.

“Lutjet tona janë me popullin e madh dhe të fortë të Libanit”, ka shkruar Zarif në Tuiter duke shtuar se Irani “si edhe çdoherë është i gatshëm të ofrojë ndihmën e plotë të nevojshme”. fab/

 

 

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close