0_Magazinë.PortalUdhëtime

Në shpalljen e miliarderit Maezava, janë paraqitur mbi 20.000 kandidate

Miliarderi japonez Jusaku Maezava të hënën publikoi se kërkon bashkudhëtare për udhëtimin e tij turistik në Hënë, por edhe në përgjithësi - në jetë. Në shpalljen deri më tani janë paraqitur 20.000 femra.

Tokio, 17 janar 2020 (MIA) – Miliarderi japonez Jusaku Maezava të hënën publikoi se kërkon bashkudhëtare për udhëtimin e tij turistik në Hënë, por edhe në përgjithësi – në jetë. Në shpalljen deri më tani janë paraqitur 20.000 femra.

“Ngadalë më kanë kapluar ndjenjat e vetmisë dhe zbrazëtisë. Prandaj, vazhdimisht po mendoj për një gjë: Unë dua ta dua një femër”, shkroi Maezava në faqen e tij të internetit, duke shtuar se nuk do të ishte problem nëse kandidatja nuk e dinte japonishten.

Maezava, 44 vjeç, është fituesi i parë i një udhëtimi turistik në Hënë, të cilën e organizon nga Spejs-X dhe që është i planifikuar për vitin 2023. Ai është gjithashtu i njohur për shpërndarjen e nëntë milionë dollarëve për ndjekësit e tij përmes Tuiterit javën e kaluar.

“Unë dua të gjej partnere jetësore dhe të dërgoj mesazh nga Hapësira për dashurinë dhe paqen në botë”, theksoi japonezi.

Ai është themeluesi i zinxhirit më të madh të veshjeve japoneze -Zozo. Pasuria e tij vlerësohen në 2 miliardë dollarë. bs/mb/

Таг
Back to top button
Close
Close