KronikëKronikë.Portal

Në Shkup “karrotreci” në tre ditët e fundit ka marrë 119 automjete

Gjatë ditëve të fundit (21, 22 dhe 23 shkurt) në rajonin e Sektorit për punë të brendshme Shkup janë ndërmarrë masa dhe aktivitete me ç'rast nga komunikacioni janë përjashtuar një shofer sepse e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, pesë shoferë sepse e kanë drejtuar automjetin pa e pasur të drejtën për të drejtuar automjet dhe katër automjete pasi ishin të paregjistruara.

Shkup, 24 shkurt 2020 (MIA) – Gjatë ditëve të fundit (21, 22 dhe 23 shkurt) në rajonin e Sektorit për punë të brendshme Shkup janë ndërmarrë masa dhe aktivitete me ç’rast nga komunikacioni janë përjashtuar një shofer sepse e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, pesë shoferë sepse e kanë drejtuar automjetin pa e pasur të drejtën për të drejtuar automjet dhe katër automjete pasi ishin të paregjistruara.

Është sanksionuar edhe një shofer për shkak të kalimit në udhëkryq në dritën e kuqe dhe një shofer për shkak të mosdhënies së përparësisë në kalimit të automjeteve në zonë në udhëkryq.

Gjatë ditëve të fundit, kumtuan sot nga MPB-ka, 119 automjete janë marrë nga “karrotreci”. fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close