0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderMakedonija.SlajderShkupShoqëri

Në Shkup dhe Tetovë në fuqi rekomandimet dhe masat për mbrojtje nga ndotja e ajrit

Hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat për ballafaqim me nivelin e lartë të ajrit të ndotur në Shkup dhe Tetovë.

Shkup, 28 janar 2020 (MIA) – Hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat për ballafaqim me nivelin e lartë të ajrit të ndotur në Shkup dhe Tetovë.

Në pajtim me rekomandimet e Qeverisë, obligohen  të gjitha subjekteve juridike (punëdhënësve) t’i lirojnë prej detyrave të punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç si dhe personat me astmë kronike, infarkt të pësuar miokard ose goditje në tru, pa dallim të moshës me rekomandimin e mjekut amë. Të gjitha subjektet juridike (punëdhënësit) ta riorganizojnë orarin e punës dhe personat të cilët punojnë në qiell të hapur të punojnë prej orës 11.00 deri në orën 17.00.

Rekomandohet të mos organizohen ndeshje sportive dhe manifestime të tjera kulturore në qiell të hapur, si dhe të sigurohen kushtet për aktivitete më të shpeshtuara të shërbimeve të ndihmës mjekësore emergjente, vizitës në shtëpi dhe shërbimit për patronazh.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i detyron të gjitha organet e administratës shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, ndërmarrjet publike dhe SHA në pronë shtetërore, si dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale ta ulin (deri në 50 për qind) përdorimin e automjeteve zyrtare.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, Shtëpinë e Shëndetit dhe Njësitet e Vetëqeverisjes Lokale të sigurojnë pika për strehimin dhe akomodimin e personave të pastrehë dhe t’u japin mbështetje personave të moshuar dhe të vetmuar përmes vizitave të organizuara.

Ministria e Shëndetësisë, qëndron në kumtesën e Sektorit Qeveritar për marrëdhënie me opinionin, ta obligojë Shërbimin për ndihmë mjekësore emergjente t’i dorëzojë ISHP raport për numrin e thirrjeve (sipas diagnozës/ kodin e MKB10, gjininë, moshën, vendbanimin/komunën), për kohëzgjatjen e episodit të ndotjes alarmante të ajrit në bazë ditore deri në përfundimin e episodit dhe një javë pas përfundimit.

Njësitet e Vetëqeverisjes Lokale obligohen t’i zbatojnë masat e rregulluara në planet afatshkurtra ose masat afatshkurtra të sjellja me Këshillat e komunave.

Kompanitë e ndërtimit kanë për obligim të përdorin ujë për zvogëlimin e pluhurit gjatë aktiviteteve ndërtimore (spërkatje, larjen e gomave para daljes prej sheshndërtimit, ndërsa makinerinë ndërtimore si ekskavatorë të dërgohen në sheshndërtime deri në orën 7:30 të mëngjesit.

Siç bënë të ditur nga Qyteti i Shkupit, masat dhe rekomandimet e publikuara urgjente për uljen e ndotjes së ajrit, të cilat do të hyjnë në fuqi prej dje në orën 18, janë në pajtim me Ligjin për cilësi të ajrit, dhe me kërkesë së Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Po ndërmerren pas marrjes së njoftimit nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor se cilësia e ajrit dy ditë me radhë ka tejkaluar minimumin e përcaktuar me ligj μg/m3 në stacionet matëse në Karposh dhe Lisiçe.

Transport publik falas, ndalim të punëve ndërtimore dhe parking më të shtrenjtë janë ndër masat urgjente në kompetencë të Qytetit të Shkupit të cilat hyjnë në fuqi prej mbrëmë në orën 18.

Masat dhe rekomandimet e Qytetit të Shkupit parashikojnë nga ora 18 vendosjen e transportit publik falas në autobusët e NQP dhe në autobusët e transportuesve privatë, deri në momentin e uljes së ndotjes, për çfarë opinioni në mënyrë plotësuese do të njoftohet. Ndërpriten edhe të gjitha aktivitetet ndërtimore, njëherit, thirren të gjithë kryetarët e komunave të Qytetit të Shkupit, t’i ndërpresin aktivitetet ndërtimore në vendet e ndërtimit në kompetencë të tyre. Çmimi për parkim në vende parkimet e Parkingut të qytetit nga ky moment dyfish rritet dhe kjo vlen deri në pezullimin e masave urgjente.

Qyteti i Shkupit, theksohet, javëve të kaluara ka kryer mbikëqyrje inspektuese intensive në instalacionet që janë në kompetencë të vet me marrjen e emisioneve në ajër. Në këtë rast raportet publikohen rregullisht në vendet e ndërtimit, gjegjësisht automjetet që dalin nga vendet e ndërtimit, të cilat, theksohet, duhet t’i lajnë gomat dhe të jenë të mbuluara me pëlhurë të gomuar.

“E angazhojmë NP “Higjiena Komunale” ta vazhdojë pastrimin intensiv të rrugëve dhe bulevardeve të qytetit që janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit dhe u rekomandoj komunave të Shkupit ta bëjnë të njëjtën në rrugët që janë në kompetencë të tyre. Njëherit i bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të zbatojë kontrolle të përforcuara mbi subjektet juridike të cilët kanë leje për dorëzimin e mallrave të lëshuara nga ana e Qytetit të Shkupit. U bëjmë thirrje qytetarëve, ndërmarrjeve publike dhe institucioneve në punë të vijnë me autobusët e transportit publik” janë midis masave të publikuara nga Qyteti i Shkupit.

Njëherit, i bëhet thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të zbatojë përkufizim zë trajnimeve të auto-shkollave nga ora 9.30 e deri në 14,30 dhe pas orës 18.00, Inspektorati Shtetëror për Mjedis të Jetesës dhe komunave të kryejnë kontrolle të përforcuara mbi instalimet që janë nën ingerenca të tyre. sn/

Back to top button
Close
Close