BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Në Serbi mbajtje e detyrueshme e maskave në ambiente të hapura

Mbajtja e maskave në ambiente të hapura  do të jetë e detyrueshme në mbarë territorin e Serbisë në rrethana në të cilat nuk është e mundur të mbahet distanca prej  një metër e gjysmë, vendosi sot Shtabi i krizës.

Beograd, 15 korrik 2020 (MIA) – Mbajtja e maskave në ambiente të hapura  do të jetë e detyrueshme në mbarë territorin e Serbisë në rrethana në të cilat nuk është e mundur të mbahet distanca prej  një metër e gjysmë, vendosi sot Shtabi i krizës.

Gjithashtu, rekomandohet të mbahen maska mbrojtëse në të gjitha vendet e tjera publike të hapura.

Vendimet e Shtabit të krizës do të zbatohen në tërë territorin e Serbisë, , ndërkaq jo, siç ishte rasti në disa javët e fundit, vetëm në disa qytete të caktuara.

Të gjitha masat që u miratuan sot do të zbatohen nga e premtja, 17 korrik.

Në takimin e Shtabit të krizës sot u soll vendimi edhe të ndalohen tubime të mbi 10 personave në ambiente të hapura.

Qeveria e Republikës së Serbisë edhe njëherë u bëri thirrje qytetarëve t’i respektojnë të gjitha masat e ndërmarra për shkak të shëndetit personal dhe shëndetit të të tjerëve. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close