BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Në Serbi janë regjistruar 160 raste të reja, pesë raste të vdekjes, gjithsej 1060 persona të infektuar dhe 28 të vdekur

Në Serbi në 24 orët e fundit rritet numri i personave të testuar dhe prej 810 testeve të fundit, pozitiv me koronavirus janë 160, me çka  prej 4371  të testuarve  numri i tërësishëm i  të infektuarve me koronavirus  u rrit në 1060 persona, deklaroi  në konferencën e sotme për shtyp drejtoresha Darija Kisiq nga shtabi qeveritar i krizave për luftë me virusin Kovid-19.

Beograd, 1 prill 2020 (MIA) – Në Serbi në 24 orët e fundit rritet numri i personave të testuar dhe prej 810 testeve të fundit, pozitiv me koronavirus janë 160, me çka  prej 4371  të testuarve  numri i tërësishëm i  të infektuarve me koronavirus  u rrit në 1060 persona, deklaroi  në konferencën e sotme për shtyp drejtoresha Darija Kisiq nga shtabi qeveritar i krizave për luftë me virusin Kovid-19.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, Kisiq tha se sot kanë vdekur edhe pesë persona, të gjithë të gjinisë mashkullore, të moshës mesatare prej 61,2 vjet, me ç’ka numri i të vdekurve nga kjo epidemi është rritur për  28 persona.

Sipas Kisiq, nga 28 raste të vdekjes, 21 janë burra dhe 7 gra, ndërsa përqindja e vdekshmërisë arrin 2,64.

Deri tani  gjithsej janë hospitalizuar 648 pacientë, prej të cilëve 72 persona  udhëhiqen  si raste të rënda  dhe të  vendosur në aparat respirator, deklaroi Kisiq, e cila shtoi se numri i të testuarve do të rritet, por shifrat tregojnë  se ku gjendet Serbia.  ob/sa/

Back to top button
Close
Close