BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Në Serbi janë evidentuar një numër i madh i peronave të rinj të infektuar me Kovid-19

Në Serbi në 24 orët e fundit janë regjistruar katër raste të reja të vdekjes, tre burra dhe një grua, me çka numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 103 persona (71 burra dhe 32 gra) me vdekshmëri në krahasim me të infektuarit prej 1,9 për qind, njofton korrespondenti i MIA-s  nga Beogradi.

Beograd, 16 prill 2020 (MIA) – Në Serbi në 24 orët e fundit janë regjistruar katër raste të reja të vdekjes, tre burra dhe një grua, me çka numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 103 persona (71 burra dhe 32 gra) me vdekshmëri në krahasim me të infektuarit prej 1,9 për qind, njofton korrespondenti i MIA-s  nga Beogradi.

Numri i përgjithshëm i personave të testuar në konkludim me ditën e sotme në Serbi arrin 29.472 persona, ndërsa deri më tani janë shëruar 464 pacientë.

Nga 5.318 të infektuar në Serbi, 593 persona janë punonjës shëndetësorë, nga të cilët 382 persona janë hospitalizuar ndërsa 5 punonjës mjekësorë kanë ndërruar jetë.

Në institucionet për mbrojtje sociale dhe azile të pleqve, gjithsej 243 persona dhe 32 të punësuar janë pozitivë me Kovid-19.

Federata evropiane e gazetarëve njëkohësisht i kritikoi autoritetet në Serbi për vendimin që gazetarët të mos marrin pjesë në konferencat për shtyp për koronavirusin e ri ose të paktën të shtrojnë pyetje drejtpërdrejtë.

Ministri serb i Punëve të Brendshme Nevojsha Stefanoviq sot deklaroi se katër pjesëtarë të kësaj ministrie kanë ndërruar jetë nga virusi, ndërsa rreth 180 pjesëtarë janë infektuar.

Ndërsa kryeministrja Ana Bërnabiq vlerësoi se “ngadalë e sheh dritën në fund të tunelit” dhe të “shihet fundi i kësaj epidemie”. ob/fb/

Таг
Back to top button
Close
Close