BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëMakedonija.Slajder

Në Serbi gjithsej 99 të vdekur dhe 4.873 të infektuar me Kovid-19, nga të cilët 557 punonjës shëndetësor

Në Serbi në 24 orët e fundit janë regjistruar  pesë raste të reja të vdekjes, dy burra dhe tre gra të moshës mesatare prej 69 vjet, me çka numri i tërësishëm i  të vdekurve arrin  99 persona,  me vdekshmëri në lidhje me të infektuarit prej 2,03 për qind, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Beograd, 15 prill 2020 (MIA) – Në Serbi në 24 orët e fundit janë regjistruar  pesë raste të reja të vdekjes, dy burra dhe tre gra të moshës mesatare prej 69 vjet, me çka numri i tërësishëm i  të vdekurve arrin  99 persona,  me vdekshmëri në lidhje me të infektuarit prej 2,03 për qind, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 2.888 persona,  nga të cilët pozitiv me virusin  sërish janë mbi 400 raste, ose 408 persona me çka  gjithsej  të infektuar në Serbi janë 4.873 persona”, deklaroi  në pres konferencën qeveritare ministri i Shëndetësisë Zllatibor Lonçar.

Numri i tërësishëm  i personave të testuar duke e përfshirë edhe ditën e sotme në Serbi arrin 26.278 persona.

“Në “kovid spitalet” gjithsej janë hospitalizuar 3.245 pacientë, prej të cilëve 128 persona janë me pasqyrë  klinike të përkeqësuar dhe janë vendosur në aparat respirator”, theksoi Lonçar.

Ai shtoi se nga numri i tërësishëm 4.873 i të infektuarve në Serbi, 557  persona janë punonjës shëndetësor ose 11 për qind, prej të cilëve 360 persona janë hospitalizuar.

Në institucionet për mbrojtje sociale dhe shtëpi të pleqve, gjithsej 243 persona janë pozitiv me koronavirus dhe 32 të punësuar.

Deri tani në Serbi janë shëruar 165 persona pas dy rezultateve negative të testimit. ob/sa/

 

Таг
Back to top button
Close
Close