BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Në Serbi gjashtë raste të reja të vdekjes nga Kovid-19, gjithsej 179

Në Serbi deri tani janë regjistruar 9.009 persona të infektuar me koronavirus, 179 kanë vdekur dhe 1.343 janë shëruar, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Beograd, 30 prill 2020 (MIA) – Në Serbi deri tani janë regjistruar 9.009 persona të infektuar me koronavirus, 179 kanë vdekur dhe 1.343 janë shëruar, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

“Gjatë 24 orëve të kaluara, janë testuar 6.703 persona, prej të cilëve pozitivë rezultuan 285, më së shumti në Beograd – 90”, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp, sekretari krahinor i shëndetësisë, Zoran Gojkoviq.

Në Serbi gjithsej deri tani janë testuar 85.645 qytetarë.

Nga virusi gjatë 24 orëve të kaluara kanë vdekur gjashtë persona, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 179. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close