BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Në Serbi është formuar Opozita e Bashkuar

Siç njoftuan para gjashtë ditësh anëtaret e koalicionit Aleanca për Serbinë (ApS) të cilët i bojkotuan zgjedhjet parlamentare, prej sot veprimin e vet të përbashkët opozitar e vazhdojnë përmes Opozitës së Bashkuar të Serbisë.

Beograd, 10 gusht 2020 (MIA) – Siç njoftuan para gjashtë ditësh anëtaret e koalicionit Aleanca për Serbinë (ApS) të cilët i bojkotuan zgjedhjet parlamentare, prej sot veprimin e vet të përbashkët opozitar e vazhdojnë përmes Opozitës së Bashkuar të Serbisë.

Siç informon korrespondenti i MIA-S nga Beogradi, vendimin për formim të Opozitës së bashkuar sot e kanë nënshkruar 12 subjekte politike, mes të cilëve edhe Partia Demokratike (PD) e Zoran Lutovac, Partia për Liri dhe Drejtësi (PLD) e Dragan Gjilas, Partia Popullore (PP) e Vuke Jeremiqit, Platforma qytetare, Unioni demokratik i hungarezëve nga Voivodina, Lëvizja shtetkrijuese e Serbisë, Lëvizja popullore e serbëve të Kosovës “Atdheu”. Lëvizja për ndryshime”, Lëvizja për Serbinë e lirë, lidhja e Sindikatave të Serbisë “Slloga”, rajoni i Shumadisë dhe ish deputeti Gjogje Vukadinoviq.

Janko Veselinoviq nga Lëvizja për Ndryshim tha sot se Opozita e bashkuar ka dy gjëra të përbashkëta – askush nuk ka bashkëpunuar ndonjëherë me regjimin e Aleksandar Vuçiqit dhe e respektojnë Marrëveshjen me popullin, për këtë arsye ata nuk shkuan në “zgjedhjet e rreme”.

Duke e prezantuar vendimin për formimin e Opozitës së bashkuar, ai tha se “Serbia nuk është vend i lirë”, d.m.th se “pas zgjedhjeve mashtruese që populli dhe opozita bojkotuan së bashku, Serbia u bë vendi i vetëm në Evropë që nuk ka as parlament të ligjshëm dhe as qeveri”.

Të vetëdijshëm thellësisht për shkallën e kolapsit ekonomik dhe shoqëror, vendosëm të formojmë Opozitën e Bashkuar të Serbisë me vetëm një qëllim – të ndryshojmë regjimin joprofesional, arrogant, të korruptuar bazuar në arbitraritetin e një njeriu dhe të ndërtojmë një shoqëri demokratike dhe të lirë, për të cilën do të luftojmë. Do të luftojmë me të gjitha mjetet e mundshme të luftës politike jo të dhunshme, e cila përfshin të gjitha format e mosbindjes civile”, tha Veselinoviq. ob/sn/

Таг
Back to top button
Close
Close