BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Në Serbi, 8.275 raste të konfirmuar të Kovid 19, të hospitalizuar 2.701, të shëruar 1.209 pacientë dhe të vdekur 162 persona

Serbia deri tani ka regjistruar 8.275 persona të infektuar me koronavirus, 162 të vdekur dhe 1.209 persona të shëruar, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Beograd, 27 prill 2020 (MIA) – Serbia deri tani ka regjistruar 8.275 persona të infektuar me koronavirus, 162 të vdekur dhe 1.209 persona të shëruar, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Gjatë 24 orëve të kaluara, janë testuar 3.614 persona, nga të cilët 233 janë pozitivë me virusin ose në përqindje rreth 6,4 për qind, me çka gjithsej numri i konfirmuar është 8.275 raste të konfirmuara me Kovid-19, deklaroi në konferencë për shtyp të Qeverisë, anëtarja e Shtabit të Krizës, mjekja Darija Kisiq.

Numri i përgjithshëm i personave të testuar prej sot është 67.917 persona, ndërsa deri tani janë shëruar 1.209 pacientë.

Në spitalet Kovid dhe qendrat e përkohshme janë hospitalizuar 2.701 pacientë, 85 prej të cilëve janë vendosur në respiratorë me pasqyrë të përkeqësuar klinike.

Nga virusi kanë vdekur gjashtë persona, tre burra dhe tre gra në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 162 (103 burra dhe 59 gra), me përqindje vdekshmërie 1,96 për qind. bs/bsh/

Back to top button
Close
Close