BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Në Serbi 66.630 persona të infektuar, 125 të vdekur dhe 810 të shëruar nga Kovid 19

Serbia deri më tani ka regjistruar 6.630 persona të infektuar me koronavirusin e ri, 125 të vdekur dhe 810 të shëruar, raporton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Beograd, 20 prill 2020 (MIA) – Serbia deri më tani ka regjistruar 6.630 persona të infektuar me koronavirusin e ri, 125 të vdekur dhe 810 të shëruar, raporton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Tre vdekje të reja janë raportuar në 24 orët e kaluara, dy burra dhe një grua, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 125, me përqindje të vdekshmërisë në raport me të infektuarit prej 1.98 për qind, deklaroi në konferencën për shtyp të qeverisë, sekretari krahinor i shëndetit, Zoran Gojkoviq.

Në 24 orët e kaluara janë testuar 3,111 persona, prej të cilëve numri pozitiv ndaj virusit është konfirmuar tek 312 persona, me çka gjithsej në Serbi 6630 persona kanë Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të testuar përfundimisht me ditën e sotme në Serbi është 41.812, dhe deri tani janë shëruar 810 pacientë. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close