Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Në Qendër Zhupë në mënyrë rigoroze respektohen rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi

Në komunën Qendër Zhupë në mënyrë rigoroze respektohen rekomandimet e autoriteteve në kuadër të ndalimit të përhapjes së koronavirusit

Qendër Zhupë, 13 mars 2020 (MIA) – Në komunën Qendër Zhupë në mënyrë rigoroze respektohen rekomandimet e autoriteteve në kuadër të ndalimit të përhapjes së koronavirusit.

“Veçanërisht shmangia e tubimeve, përshëndetjet e pandërmjetme, vizitë njëri-tjetrit dhe qëndrimi në izolim shtëpiak të atyre të ardhur nga Italia. Ndoshta, falë vetëdijes së qytetarëve nuk kemi raste të reja të të infektuarve dhe kështu do të mbetet”, thonë nga Shtabi emergjent, që komuna e formoi menjëherë pas konfirmimit të të infektuarve me koronavisut të dy personave nga kjo komunë.

Shtabi emergjent shton se tashmë është bërë dezinfektim i hapësirave të ndërtesës së komunës, gjimnazit dhe shkollave fillore, si dhe të pikave shëndetësore. Gjithashtu, është bërë dezinfektim edhe i automjeteve me të cilët bëhet transport lokal dhe ndërurban i udhëtarëve.

Planifikohet edhe dezinfektim i objekteve fetare, xhamive, ku sipas rekomandimeve të Myftinisë dibrane shumë rrallë mund të shihet ndonjë besimtarë që shkon në xhami.

Administrata komunale punon me numër të reduktuar të personave, në fakt kujdestari, ndërsa është vendosur edhe rregull i posaçëm për marrjen e shërbimit të caktuar, edhe pse për hirë të vërtetës kjo është e rrallë, për shkak rekomandimit që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Për momentin në izolim shtëpiak janë 11 persona, në mes të cilëve edhe dy mjekë dhe dy teknik medicinal.

Në disa ditët e fundit nga Italia në vendlindje kanë arritur numër më i vogël i banorëve nga kjo komunë, për dallim nga ditët e mëparshme kur ky numër ka qenë më i madh. vt/bs/fab

Back to top button
Close
Close