Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Në Qafë Thanë arrestohen dy shtetas të Maqedonisë të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, në Strugë, nga ana shqiptare, arrestohen dy  shtetas të Maqedonisë, të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, me qëllim të ekstradimit të tyre në Austri dhe Slloveni, ka informuar policia shqiptare.

Tiranë, 5 gusht 2020 (MIA) – Në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, në Strugë, nga ana shqiptare, arrestohen dy  shtetas të Maqedonisë, të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, me qëllim të ekstradimit të tyre në Austri dhe Slloveni, ka informuar policia shqiptare.

Bëhet fjalë për një burrë 53 vjeçar  i cili kërkohet për shkak të tregtisë me drogë nga ana e autoriteteve austriake dhe një burrë 39 vjeçar i cili kërkohet nga autoritetet sllovene për mashtrim kundër qeverisë.

“Pjesëtarët e stacionit policor kufitar Qafë Thanë, në bashkëpunim me strukturat për hetime të krimit të drejtorisë në Korçë, komisari policor  në Pogradec dhe Interpoli Tiranë,  arrestuan  dy shtetas të Maqedonisë të kërkuar  me urdhër arrest ndërkombëtar. Janë arrestuar R.D.(53) banor i fshatit Shtermnica, Tetovë dhe S.R.(39), banor i Llabunishtit, Strugë”, qëndron në kumtesën policore.

Shtohet se gjatë kontrollit të dokumentacionit të tyre gjatë hyrjes në Shqipëri, policia kufitare ka konstatuar se R.D. kërkohet nga autoritetet austriake për tregti me drogë.  Gjykata e atjeshme i përcaktoi masë paraburgimi për vepër penale  për të cilën parashikohet  dënim me burg në kohëzgjatje prej 15 viteve.

Urdhërarrestin ndërkombëtar kundër S.R. e kanë shpallur autoritetet sllovene për shkak të veprës penale “mashtrim kundër qeverisë”, për çka në kodin penal slloven parashikohet  deri në tetë vjet burg. Edhe atij i është caktuar masa e paraburgimit.

Të dy rastet janë nën kompetencë të Prokurorisë në Pogradec, e cila duhet t’i ndërmarrë aktivitetet e nevojshme për ekstradimin e tyre. vt/sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close