BotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

Në protestat në Nju-Jork u vodhën orë “Roleks”me vlerë prej 2.3 milionë dollarësh

Disa lokacione elitare në Nju-Jork janë goditur pasi protestat kundër autokracisë policore u panë si paravan për disa dhunues për ta shkatërruar pronën private dhe për të vjedhur nga raftet e dyqaneve.

Uashington, 2 qershor 2020 (MIA) – Disa lokacione elitare në Nju-Jork janë goditur pasi protestat kundër autokracisë policore u panë si paravan për disa dhunues për ta shkatërruar pronën private dhe për të vjedhur nga raftet e dyqaneve.

Kështu, gjatë protestave në netët e kaluara në Nju-Jork, u grabitën butikët e “Chanel” ose “Dolçe & Gabana”, dyqanet e “Aple”, “Roleks” dhe marka të tjera elitare.

Edicioni i Njujork post, kupton se nga dyqani për orë “Roleks” në lagjen Soho, janë vjedhur orë në vlerë prej 2,3 milionë dollarësh.

Autoritetet në Nju-Jork deklaruan se protestat u abuzuan nga nxitësit e “jashtëm” të lidhur me grupe anarkiste për të kryer plaçkitje dhe nxitje të dhunës midis policisë dhe protestuesve.

Vetëm në qytetin e Nju-Jorkut, deri më tani janë arrestuar rreth 300 të dyshuar, ndërsa mbrëmë u kuptua se në një qendër tregtare një person dyshohet se u qëllua për vdekje.

Në protestat të cilat ditët e kaluara e tronditën Amerikën, si reagim ndaj vrasjes së afroamerikanit Xhorxh Flojd nga ana e një nëpunësi policor javën e kaluar në Mineapolis, në gjithë vendin deri më tani janë arrestuar rreth 5.600 persona. ls/shk/ 

Back to top button
Close
Close