BotëBotë.Portal

Në protestat në Kaliforni ka humbur jetën një polic, një tjetër është plagosur

Në trazirat rrugore, në të cilat në Oukland në Kaliforni morën pjesë të paktën 7.500 protestues, mbrëmë ka vdekur një polic, ndërsa një tjetër është plagosur, njofton CNN.   

Oukland, 30 maj 2020 (MIA) – Në trazirat rrugore, në të cilat në Oukland në Kaliforni morën pjesë të paktën 7.500 protestues, mbrëmë ka vdekur një polic, ndërsa një tjetër është plagosur, njofton CNN.

Policia lokale thotë se  po zhvillohet një hetim për të shtënat. Objektet federale në Oukland i ruajnë pjesëtarët e Shërbimit federal të sigurisë.

Vdekja e dhunshme e afrikano-amerikanit Xhorxh Flojd të hënën e kaluar gjatë një ndërhyrjeje të policisë në Mineapolis, ndezi një valë protestash në të gjithë Amerikën. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close