BallkanBallkan.Portal

Në Pragë mbledhje e parë e shefave të diplomacisë së vendeve nga Grupi i Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor

Ministrat e Punëve të Jashtme të Grupit të Vishegradit (V4) dhe Ballkani Perëndimor sot në Pragë do ta shqyrtojnë integrimin e vendeve ballkanike, prioritet shumëvjeçar i politikës së jashtme të Polonisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Hungarisë, sipas propozimit për metodologjinë e re për zgjerim të Bashkimit Evropian.

Pragë, 27 shkurt 2020 (MIA) – Ministrat e Punëve të Jashtme të Grupit të Vishegradit (V4) dhe Ballkani Perëndimor sot në Pragë do ta shqyrtojnë integrimin e vendeve ballkanike, prioritet shumëvjeçar i politikës së jashtme të Polonisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Hungarisë, sipas propozimit për metodologjinë e re për zgjerim të Bashkimit Evropian.

Temë kryesore e mbledhjes ministrore, siç paralajmëruan nga Ministria çeke e Punëve të Jashtme, është përkrahja e fuqishme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe bashkëpunimi rajonal, ndërsa do të nënshkruhet edhe memorandum për bashkëpunim mes Fondit ndërkombëtar të Vishegradit dhe Fondit për Ballkanin Perëndimor, të themeluar në Pragë në vitin 2015.

Ministri çek i Punëve të Jashtme, Tomas Petshiçek, pas bisedave të djeshme në Pragë me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, premtoi se Çekia do të japë gjithçka që t’i mundësojë BE-së t’i fillojë negociatat për aderim të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për një muaj.

“Një nga prioritetet e politikës së jashtme çeke është integrimi i vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE. Jam i bindur se ky proces do të sjell jo vetëm prosperitet, por edhe stabilitet për tërë rajonin. Për mua ishte dëshpërim i madh që vendet anëtare të BE-së nuk arritën konsensus që të fillojnë negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Petshiçek. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close