EvropëEvropë.Portal

Në përmbytjet në Brazil kanë humbur jetën të paktën 50 persona

Reshjet e mëdha dyditore të shiut në juglindje të Brazilit kanë shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje të tokës, me ç'rast humbën jetën të paktën 50 persona, kumtuan autoritetet në vend.

Rio de Zhanjero, 27 janar 2020 (MIA) – Reshjet e mëdha dyditore të shiut në juglindje të Brazilit kanë shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje të tokës, me ç’rast humbën jetën të paktën 50 persona, kumtuan autoritetet në vend.

Sipas përfaqësuesve zyrtarë për mbrojtje civile, 17 persona, janë paraqitur të zhdukur, ndërsa 2,600 janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në shtetin brazilian Minas Zherais.

Në 99 qytete në atë shtet është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Në Bello Horizonte, kryeqytet i shtetit, për 24 orë kanë reshur 170 litra në metër katror, që është sasi rekorde në 110 vitet e fundit.

Guvernatori i këtij shteti Romeu Zema paralajmëroi se do t’i vizitojë rajonet e prekura që ta vlerësojë dëmin. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close