EvropëEvropë.Portal

Në Parlamentin zviceran janë parashtruar rekord 807 pyetje parlamentare

Parlamenti zviceran në seancën verore po përballet me një numër rekord prej 807 pyetjesh parlamentare.

Bern, 29 qershor 2020 (MIA) – Parlamenti zviceran në seancën verore po përballet me një numër rekord prej 807 pyetjesh parlamentare.

Deputetët jo vetëm që mund të mbajnë fjalime dhe të votojnë për ligjet, por ata gjithashtu mund të shkruajnë pyetje, ose të kërkojnë raporte për të cilat autoritetet duhet të përgjigjen.

Mundësinë për parashtrimin e pyetjeve deputetët e shfrytëzuan masivisht në seancën e jashtëzakonshme në maj dhe seancën verore.

“Numri i pyetjeve parlamentare po rritet çdo vit. Qysh në vitin 2004, mesatarisht kishim 187 pyetje në seancë”, shpjegoi Urs Bruderer për gazetën zvicerane “Blik”.

Numri i madh i pyetjeve parlamentare tashmë ishin temë e një seance parlamentare, pasi shtjellimi i tyre sjellë me vete shumë punë për nëpunësit civilë.

Mesatarisht, përgjigja për një pyetje parlamentare kushton 6,120 franga zvicerane, u vlerësua 13 vjet më parë, si përgjigje e një pyetjeje parlamentare. Duke i pasur parasysh këto shifra, numri rekord aktual i pyetje do t’i kushtojë shtetit disa milionë franga. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close