EvropëEvropë.Portal

Në Parlamentin spanjoll debatohet për Qeveri të re, kanosen zgjedhje të parakohshme

Në Parlamentin e Spanjës filloi debati për formim të qeverisë së re edhe nëse Partia Punëtore Socialiste spanjolle (PSOE) e Sançezit nuk merr mbështetje prej 176 nga gjithsej 350 deputetët, do të mbahet raundi i ri në të cilin do të zgjidhet me më pak vota, nëse disa parti abstenojnë.

Madrid, 23 korrik 2019 (MIA) – Në Parlamentin e Spanjës filloi debati për formim të qeverisë së re edhe nëse Partia Punëtore Socialiste spanjolle (PSOE) e Sançezit nuk merr mbështetje prej 176 nga gjithsej 350 deputetët, do të mbahet raundi i ri në të cilin do të zgjidhet me më pak vota, nëse disa parti abstenojnë.

Pas zgjedhjeve më 28 prill, në të cilat PSOE fitoi 123 vende, ende zgjasin negociatat me partinë majtiste Unidas Podemos për formimin e koalicionit majtist në të cilin ka pasur gjithsej 165 deputetë. Në këtë rast, ato të presim mbështetje nga partitë më të vogla rajonale, posaçërisht partive katalonase të cilat zotohen për pavarësinë e Spanjës.

Por , pas pesë takimeve të dy liderëve partiak, Sançez dhe Pablo Iglesias, nuk arritën marrëveshje për koalicion.

Tani për tani nuk pritet PSOE e Sanpeçit sot të marrë mbështetje prej 176 deputetëve. Megjithatë  nëse në raundin e dytë të enjten e mbështet Unidas Podemos dhe nëse përmbahen nga votimi i partive rajonale nga Katalonia dhe Baskia, ai do të ketë mbështetje të mjaftueshme që të krijojë qeverinë.

Nëse humbet kjo mundësi, spanjollët me siguri në nëntor do të votojnë për zgjedhje të reja. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close