0_Magazinë.PortalUdhëtime

Në Norvegji hapet restoranti i parë nënujorë në Evropë (video)

Evropa ka ndërtuar  restorantin e parë të saj nën ujë, edhe atë në bregun jugor veriatlantik të Norvegjisë.

Oslo, 22 mars 2019 (MIA) – Evropa ka ndërtuar  restorantin e parë të saj nën ujë, edhe atë në bregun jugor veriatlantik të Norvegjisë.

Restoranti “Ander” (me përkthim “nën” si fjalë-propozim), mysafirëve të saj u ofron mundësinë – derisa darkojnë, të shijojnë pamjet panoramike në botën nënujore. Gjysma e restorantit është nën ujë, ndërsa pjesa tjetër – mbi sipërfaqen.

Koncepti i restorantit ofron meny fikse për degustim e cila ndryshon varësisht nga stinët e vitit. Ka kapacitet prej 40 personave, ndërsa hapja solemne është caktuar për në fillim të prillit. Gjashtë muajt e parë janë të rezervuara.

Për sonte do të duhet të ndahen rreth 230 euro, ndërsa nëse në porosinë është përfshirë edhe vera, çmimi arrin deri 400 euro, sepse në vend ka tatim të lartë të alkoolit. sn/

 

Таг
Back to top button
Close
Close