0_Magazinë.PortalDisenj

Në Nju-Jork: Pema e Vitit të Ri me tre milionë kristale “Swarovski”

Në botë mbizotëron euforia e Vitit të Ri, ndërsa bredhat më të shtrenjtë dhe më të pazakontë tashmë janë në vendet e tyre të zakonshme. Sonte do të ndriçojë edhe ajo para Shtëpisë së Bardhë.

Nju-Jork, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Në botë mbizotëron euforia e Vitit të Ri, ndërsa bredhat më të shtrenjtë dhe më të pazakontë tashmë janë në vendet e tyre të zakonshme. Sonte do të ndriçojë edhe ajo para Shtëpisë së Bardhë.

Para qendrës Rokfeler në Nju-Jork është vendosur dëllinja norvegjeze 23,5 metra e lartë, ndërsa e kultivuar 60 vite. E kanë mbjellë Keroll Shulc në oborrin e tyre, pas Krishtlindjeve. Ky “bredh” tani është dekoruar me tre milionë kristale “Swarovski”.

Në skajin tjetër të botës, në Vilnus – kryeqyteti i Lituanisë, në konstruksionin e metaltë të lartë 50 metra është vendosur pema e gjatë 27 metra. Është ndriçuar me dekorime bredhi me ngjyra  bardhë e kaltër dhe i ngjan figurës së shahut.

Ndërsa, para Kapitoll Hill në Uashington është vendosur omorika e kaltër, e sjellë nga Meksikoja e Re. Është dekoruar nga vetë qytetarët. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close