BotëBotë.Portal

Në një sulm në Kabul janë vrarë pesë persona të Prokurorisë

Pesë persona, mes të cilëve edhe dy prokurorë, kanë ndërruar jetë në Afganistan në një sulm ndaj automobilit zyrtar të prokurorit shtetëror afgan.

Kabul, 22 qershor 2020 (MIA) – Pesë persona, mes të cilëve edhe dy prokurorë, kanë ndërruar jetë në Afganistan në një sulm ndaj automobilit zyrtar të prokurorit shtetëror afgan.

Zëdhënësi i policisë në Kabul, Ferdavs Faramarc konfirmoi se në sulm, përveç prokurorëve, janë vrarë edhe shoferi dhe dy persona të punësuar në prokurori.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por ekziston dyshim se sulmuesi është nga fraksioni afgan Shteti islamik.

Prokuroria shtetërore kumtoi se sulmi ka ndodhur derisa automjeti ishte rrugës drejt zyrës.

Policia kumtoi se sulmuesit kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe se hetimi është në vijim. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close