BallkanBallkan.Portal

Në një operacion policor në Turqi janë arrestuar 275 persona, kryesisht persona ushtarakë

Autoritetet turke sot urdhëruan arrestimin e 275 personave, kryesisht personave ushtarakë, nën dyshim se ishin të lidhur me rrjetin, për të cilin Ankaraja pretendon se e organizoi grusht shtetin e dështuar në vitin 2016.

Ankara, 9 qershor 2020 (MIA) – Autoritetet turke sot urdhëruan arrestimin e 275 personave, kryesisht personave ushtarakë, nën dyshim se ishin të lidhur me rrjetin, për të cilin Ankaraja pretendon se e organizoi grusht shtetin e dështuar në vitin 2016.

Në operacion policor të komanduar nga Izmiri, u arrestuan 145 persona në 22 provinca, dhe të dyshuarit, pjesa më e madhe e të cilëve janë akoma në Armatë, raportohet se ishin në kontakt me ithtarët e Fetullah Gylenit, i cili dyshohet se është organizatori kryesor i grushtit shtetit.

Në një operacion tjetër, policia arrestoi 16 pjesëtarë të Armatës gjatë fundjavës në Dijarbakir, një qytet në verilindje të Turqisë. Gjykata lokale vendosi sot arrestimin e gjashtë personave të arrestuar, ndërsa prisnin gjyqin, ndërsa dhjetë persona të tjerë u lanë të lirë.

Policia e Stambollit kumtoi se prokuroria ka urdhëruar arrestimin e 44 oficerëve ushtarakë, përfshirë një major dhe tre togerë, si dhe mjekë dhe mësues.

Policia turke kumtoi se 33 persona janë arrestuar në operacionin në tetë provinca.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar për vite me radhë ndjekësit e Gylen për formimin e “shtetit paralel” duke infiltruar policinë, gjyqësorin, Armatën dhe institucionet e tjera shtetërore. Rreth 80.000 persona janë në pritje të gjyqit për tentimin për grusht shtet, ndërsa rreth 150.000 zyrtarë civilë, ushtarakë dhe shërbyes të tjerë janë pushuar ose pezulluar nga puna. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close