BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Në një klinikë meksikane të rehabilitimit, vriten 24 persona

Persona të armatosur, mbrëmë sulmuan një klinikë të rehabilitimit nga droga në qytetin qendror meksikan Irapuato, duke vrarë të paktën 24 persona dhe duke plagosur rëndë tre të tjerë.

Meksiko Siti, 2 korrik 2020 (MIA) – Persona të armatosur, mbrëmë sulmuan një klinikë të rehabilitimit nga droga në qytetin qendror meksikan Irapuato, duke vrarë të paktën 24 persona dhe duke plagosur rëndë tre të tjerë.

Guvernatori i Guajanës, Diego Sinhua Rodrigez Vallejo, e quajti incidentin “sulm qyqar”.

Ky është sulmi i dytë në më pak se një muaj në Irapuato. Më 6 qershor u sulmua një tjetër klinikë rehabilitimi, duke vrarë 10 njerëz. Ndërkohë, në dhjetor të vitit të kaluar, disa persona u rrëmbyen nga klinika e rehabilitimit në të njëjtin qytet.

Në këtë rajon, vepron një nga kartelet më të rrezikshme të drogës “Halisko Nueva Generasion” dhe “Santa Rosa de Lima”.

Shefi i “Santa Rosa de Lima” Hoze Antonio Japez Otriz dhjetë ditë më parë përmes videos, kërcënoi të përshkallëzojë dhunën e tij pasi motra dhe nëna e tij u arrestuan në një bastisje policore.

Në Meksikë, gati 100 vrasje u raportuan për çdo ditë vitin e kaluar, ndërsa numri më i madh i të vrarëve ishin viktima të kartelit të drogës. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close