BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Në një anije greke të ankoruar në portin athinas 119 persona të infektuar me Kovid-19

Në 24 orët e fundit në Greqi, edhe tre persona  vdiqën  nga koronavirusi,  duke e rritur në 53 numrin e të vdekurve,  ndërsa sërish kanë regjistruar 27 raste të reja të Kovid-19 dhe 23  të tjera në kampin e refugjatëve "Ricona", ndërsa janë analizuar 18.844 teste, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 2 prill 2020 (MIA) – Në 24 orët e fundit në Greqi, edhe tre persona  vdiqën  nga koronavirusi,  duke e rritur në 53 numrin e të vdekurve,  ndërsa sërish kanë regjistruar 27 raste të reja të Kovid-19 dhe 23  të tjera në kampin e refugjatëve “Ricona”, ndërsa janë analizuar 18.844 teste, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Paralelisht, siç ishte kumtuar në konferencën e sotme për shtyp në Ministrinë e Shëndetësisë së Greqisë, në anijen “Elefterios Venizelos” që u nis nga Turqia për në Spanjë, por është ankoruar në portin athinas Pireas, 119 persona janë infektuar me Kovid-19, ndërsa sërish 250 udhëtarë janë negativë me koronavirus.

Zëvendësministri i Mbrojtjes civile të Greqisë, Nikos Hardalas, tha se  për personat të cilët janë të shëndoshë do të fillojë procesi i riatdhesimit, ndërsa të infektuarit, të cilën nuk kanë kurrfarë problemi tjetër shëndetësor do të mbesin në izolim në anije.

Anija,  në pronësi  të kompanisë greke,  është huazuar që nga Turqia  të dërgojë  punëtorë në Spanjë, por 15 ditë pas  nisjes ka  mbetur i ankoruar në afërsi  të Pireas prejse Turqia ka refuzuar ta pranojë  prapa.

Gjatë procedurës për riatdhesim të udhëtarëve, është zbuluar rasti i parë  i Kovid-19, pas së cilës janë bërë testet edhe të mbi 380 personave tjerë.

Numri i tërësishëm i rasteve pozitive me Kovid-19 në Greqi,  sot arrin 1.514 duke i përfshirë edhe të infektuarit në kampin e refugjatëve, por edhe ekuipazhin e anijes.

Hardalas tha se  është regjistruar edhe rasti i parë pozitiv në ishullin Mikonos,  gruaja e infektuar është dërguar  në spitalin  në Athinë dhe paralajmëroi  se janë anuluar të gjithë punët ndërtimore në ishull.

Njëkohësisht, dëgoi thirrje te banorët e  e ishullit të qëndrojnë në shtëpi. sr/sa/

Back to top button
Close
Close