BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Në një aeroplan nga Doha drejt Athinës 12 raste pozitive me Kovid-19, 91 udhëtarë në karantinë

Në aeroplan me 91 udhëtarë të "Katar erllajns" që mbrëmë ateroi nga Doha në Athinë, pozitivë me Kovid-19 janë 12 udhëtarë, pas çka Sekretariati për mbrojtje civile i Greqisë vendosi t'i ndalojë fluturimet nga dhe drejt Katarit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 2 qershor 2020 (MIA) – Në aeroplan me 91 udhëtarë të “Katar erllajns” që mbrëmë ateroi nga Doha në Athinë, pozitivë me Kovid-19 janë 12 udhëtarë, pas çka Sekretariati për mbrojtje civile i Greqisë vendosi t’i ndalojë fluturimet nga dhe drejt Katarit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga të infektuarit, nëntë janë shtetas të Pakistanit me leje qëndrimi në Greqi, dy janë shtetas grekë nga Australia, ndërsa njëri është japonez, anëtar i një familjeje greko-japoneze.

Sipas protokollit që zbatohet në Greqi, të gjithë udhëtarët të cilët aterojnë në aeroportin e Athinës, që njëherit është edhe i vetmi i hapur për fluturime ndërkombëtare, po testohen për Kovid-19, ndërkaq derisa i presin rezultatet, janë të vendosur në hotele karantina.  Ata të cilët janë pozitivë, qëndrojnë 14 ditë, ndërsa për ata të cilët janë negativë, por konsiderohen kontakte me rrezik të lartë apo të ulët, qëndrojnë një javë në karantinë, pas çka përsëritet testi.

Kjo është praktikë në Greqi në periudhën e shkuar, duke pasur parasysh se nuk ekziston ndalesë për fluturime për të gjitha vendet.

Prej 15 qershorit kur edhe zyrtarisht do të fillojë sezoni turistik në Greqi, testime do të bëhen vetëm me zgjedhje rasti. ab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close