MKD-AL

Në nëntor, takimi i katërt ministror i Maqedonisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë në Selanik

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bullgarisë, Shqipërisë dhe nikoqirit Greqisë, në fillim të muajit nëntor do të mbajnë takim të ri katërpalësh në Selanik.

Athinë, 12 tetor 2018 (MIA) – Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bullgarisë, Shqipërisë dhe nikoqirit Greqisë, në fillim të muajit nëntor do të mbajnë takim të ri katërpalësh në Selanik.

Sipas informacioneve të korrespondentes së MIA-s nga Athina, takimi i katërt ministror në të cilin shqyrtohen tema lidhur me bashkëpunimin rajonal në shumë sfera do të mbahet më 8 dhe 9 nëntor dhe këtë herë në Selanik.

Takimi i parë i tillë ishte në muajin prill të vitit 2016, ndërsa për herë të fundit shefat e diplomacive të katër vendeve në Selanik u takuan në muajin maj të këtij viti. Në takimin katërpalësh, përveç ministrave të punëve të jashtme, marrin pjesë edhe ministra ose kompetentët nga ministritë e punëve të brendshme të katër vendeve. fb/10:09

Таг
Back to top button
Close
Close