EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Në Moskë arrestohen gazetarë të cilët protestonin për shkak të arrestimit të Sofronovit

Rreth 20 gazetarë rusë që erdhën për ta mbështetur kolegun e tyre, ish-gazetarin e "Komersant", Ivan Sofronov, i akuzuar për tradhti shtetërore, u arrestuan sot para burgut hetimor Lefortovo në Moskë.

Moskë, 13 korrik 2020 (MIA) – Rreth 20 gazetarë rusë që erdhën për ta mbështetur kolegun e tyre, ish-gazetarin e “Komersant”, Ivan Sofronov, i akuzuar për tradhti shtetërore, u arrestuan sot para burgut hetimor Lefortovo në Moskë.

Pjesëmarrësit në protestën paqësore, kryesisht gazetarë, mbanin bluza “Liri për Sofronovin” dhe pa shpjegime u dërguan në furgonët e policisë.

Sofronov, i cili u arrestua më 7 korrik, atëherë ishte në pozitën e këshilltarit të shefit të Agjencisë ruse për kërkime hapësinore (Roskosmos).

Shërbimi Federal i Sigurisë (SHFS) kumtoi se Sofronov siguroi të dhëna sekrete për bashkëpunimin ushtarako-teknik midis Rusisë dhe vendeve afrikane një nga shërbimet speciale të NATO-s gjatë vitit 2017.

Sofronovit sot zyrtarisht duhet t’i prezantohet aktakuza. ls/shk/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close