EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Në mes të protestave paszgjedhore në Bjellorusi, Putini bën thirrje për integrim të ngushtë me Minskun

Presidenti rus Vladimir Putin sot deklaroi se Bjellorusia fqinje dëshiron t'i riaktivizojë planet e ngrira për integrim më të afërt me Rusinë pas fitores së re të liderit shumëvjeçar bjellorus Aleksandar Lukashenko.

Moskë, 10 gusht 2020 (MIA) – Presidenti rus Vladimir Putin sot deklaroi se Bjellorusia fqinje dëshiron t’i riaktivizojë planet e ngrira për integrim më të afërt me Rusinë pas fitores së re të liderit shumëvjeçar bjellorus Aleksandar Lukashenko.

Deklarata e Putinit vjen në mes të protestave të mëdha në vend pasi opozita e Bjellorusisë ka hedhur poshtë rezultatet e zgjedhjeve të djeshme presidenciale, në të cilat Lukashenko realizoi fitore bindëse, dhe bëri thirrje për bisedime për transferim paqësor të pushtetit.

Presidenti rus është zotuar prej kohësh lidhje të ngushta me Minskun në një shtet të vetëm, një ide që Lukashenko deri tani e ka hedhur poshtë, duke akuzuar Rusinë se dëshiron të gëlltisë vendin e tij prej 9.5 milionë banorë.

Bjellorusia është vend kryesor transitues për naftën ruse gjatë rrugës në Perëndim, dhe Moska e konsideron atë tampon zonë të dobishme kundrejt NATO-s, sqaron Hina.

“Shpresoj që veprimi juaj shtetëror të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve reciprokisht të dobishme ruso-bjelloruse në të gjitha fushat, të thellojë bashkëpunimin brenda Aleancës së Rusisë dhe Bjellorusisë dhe të forcojë procesin e integrimit,” tha Putin në telegramin me urim për Lukashenkon.

Putin tha se shpreson që Bjellorusia të zgjidh lidhje më të ngushta ushtarako-politike me Rusinë në bllokun mbrojtës të cilit i përkasin së bashku.

Lukashenko (65) ende nuk është përgjigjur në porosinë. sn/

Back to top button
Close
Close