0_Maqedoni.PortalShoqëri

Në mëngjes më ftohtë në Berovë minus tetë gradë Celsius

Në mëngjes më ftohtë ishte në Berovë ku janë matur -8 gradë Celsius, në Kriva Pallankë -6 gradë, dhe në Mavrovë janë matur -4. Më ngrohtë në mëngjes ishte në Ohër, Pretor, Manastir, Gjevgjeli, Dojran, ku janë matur dy gradë Celsius dhe  në Prilep tre gradë Celsius.

Shkup, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Në mëngjes më ftohtë ishte në Berovë ku janë matur -8 gradë Celsius, në Kriva Pallankë -6 gradë, dhe në Mavrovë janë matur -4. Më ngrohtë në mëngjes ishte në Ohër, Pretor, Manastir, Gjevgjeli, Dojran, ku janë matur dy gradë Celsius dhe  në Prilep tre gradë Celsius.

Shtresa e dëborës  në orën 7 ka arritur 6 centimetra në Mavrovë dhe pesë në Kodrën e Diellit.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me periudha të diellit. Nëpër fushëgropat e veçanta paradite  me vranësirë të ulët, mjegull dhe më ftohtë. Kah fundi i ditës në pjesët perëndimore, ndërsa gjatë natës dhe në pjesët tjera, do të ketë reshje lokale të shiut. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri në 12 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me diell me vranësira mesatare dhe me mjegull të dobët paradite. Kah fundi i ditës vranësira do të rritet, ndërsa gjatë natës do të ketë shi të përkohshëm. Temperatura maksimale do të arrijë 6 gradë. sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close