EvropëEvropë.Portal

Në mbledhjen e Këshillit Evropian do prezantohet propozimi i ri për buxhetin e BE-së

Komisioni Evropian, i cili i jep ndihmë profesionale kryetarit të Këshillit Evropian, Çarls Mishel, shpërndau dokument me propozim të ri për buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçar të BE-së, sipas të cilit ai duhet të arrijë 1,07 për qind nga bruto prodhimi kombëtar.

Bruksel, 21 shkurt 2020 (MIA) – Komisioni Evropian, i cili i jep ndihmë profesionale kryetarit të Këshillit Evropian, Çarls Mishel, shpërndau dokument me propozim të ri për buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçar të BE-së, sipas të cilit ai duhet të arrijë 1,07 për qind nga bruto prodhimi kombëtar.

“Është përgatitur dokument teknik, konfirmoi zëdhënësi i Mishel, Barend Lejts.

Ai shtoi se dokumenti do të prezantohet sonte në mbledhjen plenare të Këshillit të Evropës. Ky është anulimi i gjashtë nga mëngjesi, sepse gjatë gjithë ditës janë mbajtur bisedime bilaterale.

Liderët e BE-së nga dita e djeshme pasdite përpiqen në mbledhje të jashtëzakonshme të arrijnë kompromis për buxhetin shumëvjeçar të BE-së, për periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2027.

Javën e kaluar Mishel propozoi që Buxheti i BE-së për këtë periudhë të arrijë 1094,8 miliardë euro, që është për 1,074 për qind nga bruto prodhimi kombëtar për 27-të vendet anëtare

Këtë propozim nuk e aprovuan “vendet kursimtare” – Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia, të cilat insistojnë që buxheti i ardhshëm shtatëvjeçar të kufizohet në një për qind nga bruto prodhimi kombëtar, që do të thoshte se buxheti do të ishte më i vogël për 75 miliardë euro nga ai aktual. Ato 75 miliardë euro në të vërtetë janë vlera e kontributit të Britanisë së Madhe në buxhetin evropian. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close